Vigani dhe Edberi kanë dyshime se Rikja është banore e infiltruar dhe i kërkojnë edhe Joanës mendim rreth dyshimeve të tyre. Ndërsa Joana ka një tjetër dyshim për Riken. Edberi e pyet për këtë dyshim, pasi ajo këtë gjë e ka diskutuar edhe me Anaidin gjatë ditës. Joana fillon të tregojë dyshimet që ka për Riken se mund të jetë lesbike, edhe pse thotë që nuk duhet të flasë për jetën private të saj.

Djemtë e pyesin nëse ajo mund t’ia përdorë këtë gjë gjatë lojës dhe e pyesin se sa e sigurt është për këtë që thotë. Joana shpreh shumë siguri për vërtetësinë e këtij fakti dhe thotë se në “Facebook” mund të arrish të mësosh shumë të vërteta dhe tregon gjithashtu se di çdo gjë nga e përditshmja e saj. Joana tregon se për Riken di shumë gjëra të cilat banorët nuk i dinë ende. Ajo thotë se Rikja nuk ka aq shumë miq sa thotë se ka dhe se nuk ka udhëtuar aq shumë, siç tregon.

“Nuk ka punuar në një firmë të njohur, siç thotë”, – tregon Joana, e gjithashtu komenton veshjet e saj, të cilat nuk janë të shtrenjta, ashtu siç tregon Rikja. Joana tregon se Rikja ka shumë foto me vajza në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.

Elona fillon të flasë për jetën e saj (FOTO)

Ajo është një ndër vajzat që nuk flet shumë për të kaluarën e saj. Gjithmonë nuk i ka pëlqyert të flasë për familjen, por më në fund ajo ka vendosur ta thyejë akullin. Elona e “BB6” ka vendosur t’i tregojë Rikes dhe Eldorës fatin e familjes së saj. Ajo tregon së nëna i ka vdekur nga një sëmundje e pashërueshme dhe kjo e ka bërë të vuajë shumë. Gjithashtu, Elona ka folur edhe për motrën e saj, pasi ajo i kishte sjellë mjaft shqetësime familjes, duke braktisur atë për të dashurin, e kjo ka qenë edhe një peng i nënës së saj.

Edberi dhe Joana duan të testojnë se sa xheloze është Elona

Tashmë një nga shënjestrat e Joanës është Elona. Asaj i punon truri çdo moment se çfarë strategjie të ndjekë që ta bëjë atë të nxjerrë anën e saj më të keqe. Duke mos pasur asnjë mundësi komunikimi, Joana mendon që të përdorë Edberin. Joana është e bindur se Elona e pëlqen Edberin, prandaj beson se plani do funksionojë. Kështu, ajo i thotë Edberit të afrohet me Elonën, dhe kur ata të jenë duke biseduar, Joana të shkojë e të marrë Edberin. Ata janë të bindur se në këtë moment Elona do bëhet xheloze dhe do dalë nga kontrolli. Kjo është një lojë në fakt e inspiruar nga Anaidi. Gjithsesi deri tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat.