Ish-ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti dhe politikanë të tjerë që zgjodhën të dielën e kaluar të votojnë në Shqipëri.

“Papërgjegjësi kombëtare: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë!”, shkruan Haradinaj-Stublla.

Pjesa e dytë bën fjalë për rrugën Mitrovicë-Jarinje që u lajmërua nga Vuçiç, por nuk u prit mirë nga Prishtina zyrtare.

Ndërkohë mirë nuk është pritur nga opozita e Kosovës as zgjedhja që bëri Kurti si kryeministër i vendit që të votonte në Shqipëri.