Vijon procesi i numërimit të votave shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Ora 06:41 – Janë numëruar 1075 kuti nga 5199 në total dhe PS kryeson me 50.15%, PD e dyta me 38.18% dhe LSI me 7.1%, PSD 1.88%. E përkthyer në mandate PS 64, PD 52, LSI 6 dhe PSD 3.