Në KZAZ nr.25 në Shijak ka nisur procesi i numërimit.

Janë 5 grupe numërimi që kanë nisur të numërojnë votat e 5 kutive të para të njësisë administrative Maminas.

Ndërkohë në KZAZ-në nr.23 tek palestra e shkollës “Jan Kukuzeli” procesi i numërimit pritet të nisë brenda një ore, pasi tashmë janë zgjedhur numëruesit, por fillimisht do të trajnohen.