Në KZAZ-në nr.25 në bashkinë e Shijakut po nis procesi i numërimit. Lajmi konfimohet për “DurrësLajm” nga kreu i kësaj KZAZ-je, Denis Duka. 

KZAZ-ja e Shijakut, e vendosur në palestrën e gjimnazit “16 shtatori”, përfshin 54 QV të qytetit të Shijakut dhe njësive administrative Gjelapaj, Ardhishtë, Xhafzotaj dhe Maminas.

Procesi ka nisur me 5 kutitë e para të Maminasit.