Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ nr. 21, tek pallati i sportit “Ramazan Njala” dhe tek KZAZ nr.24 tek palestra e shkollës “Leonik Tomeo”.

Në të 4 KZAZ-të e bashkisë Durrës ka përfunduar tashmë ky proces, ndërsa pritet të nisë numërimi i votave.

Në këto KZAZ pritet që subjektet politike të sjellin emrat e numëruesve që fillimisht do të trajnohen e më pas do të nisë procesi i numerimit. Numërimi në KZAZ-të e Durrësit pritet të nisë pas orës 01.00.

Ndërkohë edhe në KZAZ-në e Shijakut ka përfunduar dorëzimi i kutive dhe pritet të nisë së shpejti numërimi.