ITALI, 29 prill 2013 – Sulmuesi Mario Balotelli është i bindur që Reali i Madridit nuk do arrijë ta përmbysë rezultatin në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit. Aq i sigurt është Balotelli sa që vë bast të dashurën e tij Fanny Neguesha. 

“Nëse Reali përmbys rezultatin kundër Dortmundit dhe arrin finalen e Ligës së Kampionëve, do ta lë të dashurën time të flejë me të gjithë lojtarët e skuadrës spanjolle”, ka thënë Balotelli.