TIRANE, 28 prill 2013– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një 24-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me mjete të mprehta.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen ‘Besa’ , ndërkohë që mësohet se viktima Ervin Merdini ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Ushtarak.
Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.





