Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ nr. 22, te palestra e shkollës “Marie Kaçulini”.
Janë 79 kuti votimi të 79 QV-që që mbulon kjo KAZAZ, që pritet të hapen. Edhe në këtë KZAZ pritet që subjektet politike të sjellin emrat e numëruesve që fillimisht do të trajnohen e më pas do të nisë procesi i numerimit. Kjo KZAZ mbulon zonën e ish-Kënetës, Shkozetin dhe zonën e plazhit.
Numërimi në këtë KZAZ pritet të nisë pas orës 01.30.





