TIRANE, 29 prill 2013– Incidenti diplomatik në Vjenë mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit të Shqipërisë në Austri, Egin Ceka ka zënë vend në mediat austriake.

Gazeta ‘Der Standart’ publikon artikullin me titull “Skandali në Vjenë, një çështje zgjedhjesh në Shqipëri” duke përshkruar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Austri.

“I thashë Ramës gjatë aktivitetit se kishte dëshmuar një padrejtësi të madhe ndaj diplomacisë dhe më pas kreu i Partisë Socialiste më kërkoi që të braktisja eventin.

Unë deklarova se, nuk shoh arsye për t’a bërë këtë. Atëherë Rama më vendosi krahun e djathtë në anën e majtë të kokës dhe mblodhi grushtin duke më tërhequr flokët dhe veshin.

Nuk ishte e dhimbshme, por një veprim transgresiv” deklaroi diplomati Ceka, për gazetën austriake.

Ceka pastaj e quajti Ramën një fundërrinë, i cili në mendimin e tij nuk e meritonte të qeveriste shqiptarët.

Vetë kreu i Partisë Socialiste nuk ka bërë ndonjë koment për ngjarjen shkruan ‘Der Standart’.