Arkivi i “Dyrrah”-ut / The International Herald Tribune njofton për një udhëtim të mundshëm të monarkut të sapomartuar shqiptar në “Botën e Re”, origjina e së vjehrrës
NJU-JORK, 29 prill 2013– Nga Durrësi në Amerikë, shtypi amerikan flet për mundësinë e një udhëtimi të çiftit mbretëror shqiptar, që e kaloi natën e parë të martesës në pallatin e Durrësit, për të bërë muaj mjalti në Botën e Re, ku ku banonte e vjehrra.
Në numrin e 28 prillit 2013 e përditshmja amerikane New York Times riboton një lajm të 75 vjetëve më parë, 28 prill 1938, të gazetës tjetër të njohur The International Herald Tribune me burim nga Durrësi të titulluar “King Zog May Travel to U.S.” (Mbreti Zog mund të udhëtojë për në SHBA).
LAJMI
“Durrës, Shqipëri – Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldine, që ditën e tyre të parë të martesës e kaluan këtu [në Durrës] në një pallat të vogël me pamje nga deti, mund të kompletojnë udhëtimin e tyre të dasmës, duke shkruar në Shtetet e Bashkuara. Martesa e djeshme e Mbretit me ish-konteshën hungareze Geraldine Apponyi, paraqet një arsye për udhëtimin e saj. Ndonëse nëna e Mbretëreshës është amerikane, Geraldina nuk ka qenë kurrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U shpreh mirënjohje për punën humanitare që ka kryer në Shqipëri Kryqi i Kuq amerikan dhe Rockefeller Foundation në shëndetësi dhe çrrënjosjen e malaries”.
Ndërkaq, duhet vënë në dukje se ky udhëtim nuk u realizua.
PRINCESHAT
Në fakt, kishin qenë tri motrat e Mbretit Zog I, Muzejen, Ruhije dhe Mexhide që kishin mbërritur në Nju Jork më 28 shkurt 1938.
Princeshat qëndruan në Botën e Re deri më 23 mars 1938.
Amerikanët janë kureshtarë për familjet mbretërore, për më tepër për ato nga vende të panjohura, ekzotike, sikurse është Shqipëria, prandaj kishin dalë një numër i madh reporterësh e fotografësh.
Meqenëse ishte vizitë zyrtare, në port i pritën edhe përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Pasi largohen nga Nju Jorku, më 23 mars, princeshat shkojnë në Londër dhe pastaj në Paris ku kalojnë gati një muaj.
Kthehen pas dy muajsh, më 22 prill 1938, dalin në Durrës ku priten me një ceremoni zyrtare.
Më 27 nëntor 1938 zhvillohet ceremonia madhështore e martesës.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





