SIRI, 29 prill 2013- Kryeministri sirian Wael el-Halqi i ka mbijetuar sot një sulmi me bombë që shënjestroi autokolonën e tij në qendër të Damaskut.
Mediat shtetërore siriane e cilësuan këtë si një shpërthim terrorist në përpjekje për të asgjësuar autokolonën mes të cilës lëvizte dhe kryeministri sirian.
“Gjendja e kryeministrit Wael el-Halqi është e mirë, ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim”, u shpreh përmes një deklarate në Tv shtetëror.
Bëhet fjalë për shpërthimin e një makine bombë, i cili ka ndodhur në një zonë ku janë vendosur zyrat kryesore të qeverise dhe institucionet ushtarake.
Makina shpërtheu në momentin kur kaloi autokolona e kryeministrit .
Observatori sirian për të drejtat e njeriut që ka një rrjet informacioni në gjithë Sirine deklaroi se nga sulmi ka mbetur i vrarë një truprojë e kryeministrit.
Bëhet fjalë për 6 viktima deri tani të shkaktuar nga sulmi.
Al-Halqi u emërua kryeminister në gusht të vitit të kaluar pas dezertimit të Riad Hixhabi.





