ANGLI, 28 prill 2013 – Kelly Brook është femra më seksi në Britaninë e madhe.
Bukuroshja 33 vjeçare është zgjedhur nga një sondazh online i The Sun. Prezantuesja televizive dhe modelja ka lënë pas bukuroshe të tjera britanike.
Në vend të dytë është renditur aktorja 39 vjeçare Kate Beckinsale dhe menjëherë pas saj vjen kolegia e saj 25 vjeçare Michelle Keegan.
Lista me 5 bukuroshe mbyllet me modelen Rosie Jones në vend të katërt dhe modelen e aktoren Keeley Hazell.
Ndërkohë për meshkujt, më sensuali duket se është aktori Benedict Cumberbacht, I pasuar nga futbollisti David Beckham dhe aktori Jason Statham.





