ANGLI, 28 prill 2013 – Andressa Urach, 27 vjeçarja e cila deklaroi se ka fjetur me yllin e Realit të Madridit vetëm 48 orë para sfidës me Borusian u shpreh për The Sun se Cristiano Ronaldo e ka quajtur “kalë i vogël”.
“Ai ishte i marrosur pas të pasmeve të mia. Trupi i tij ishte perfekt, si ai i një perëndie greke. Ai vazhdoi të bëjë seks me mua për orë të tëra dhe nuk pushonte së foluri për fundshpinën time”,- thotë Andressa.
Gjatë rrëfimit të saj, modelja braziliane, që është renditur e dyta në një konkurs bukurie për fundshpinën më të bukur në Brazil, tregon se Ronaldo kishte parë fotot e saj në internet dhe kishte nisur të shkëmbente mesazhe me të.
Duket se çifti kishte rënë dakort që të takohej në dhomën e një hoteli luksoz, por siç rrëfen ajo ata kanë mbërritur veç e veç aty.
Pasi tregon për orët e kaluara me futbollistin dhe admirimin e tij për të, modelja ndalet në momentin kur ka tentuar të largohet nga hoteli, por është mbajtur nga truprojat për shkak se jashtë ndërtesës ishin dhjetëra fotoreporterë.
“U ndjeva e burgosur dhe e përdorur. Unë kuptova se Ronaldo ishte paranojak dhe se po përpiqej që të shpëtonte veten e tij. Mesa duket nuk donte të kishte probleme me të fejuarën, megjithëse kur ishim bashkë ai më tha: Jam me Irinën prej 3 vitesh, por nuk bëhet fjalë për një lidhje serioze”,- vijon rrëfimin e saj Andressa.
Modelja braziliane mendon se nuk do jetë e mundur ta takojë sërish Ronaldon, sidomos pas deklaratave të tij se nuk kishte kontaktuar asnjëherë me të.
Rrëfimi Miss BumBuum vjen vetëm një ditë pasi Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk u fotografuan ndërsa dilnin nga një restorant në Madrid, dhe bukuroshja ruse dukej qartë që ishte e tërbuar.





