SHBA, 28 prill 2013 – Sipas gazetës së Silicon Valley, miliarderi Mark Zuckerberg ka vendosur të heqë dorë nga rroga e tij, ose më mirë ta kthejë atë në të papërfillshme.
28 vjeçari, themelues i Facebook, ka vendosur ta reduktojë pagën e tij në vetëm 1$ dhe madje ka hequr dorë edhe nga bonuset vjetore që merren në bazë të performancës së kompanisë.
Zuckerberg ndjek kështu shembullin e drejtuesve të disa prej kompanive më të njohura në botë si themeluesi i Apple, Steve Jobs, bashkëthemeluesit e Google, Larry Page and Sergey Brin etj.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





