HAUAI, 28 prill 2013 – Jo pak herë miliarderi Mark Zuckerberg është kritikuar nga mediat për pushimet e tij aspak luksoze. Duket se Zuckerberg preferon jetën e thjeshtë, megjithëse shefi ekzekutiv i Facebook-ut është një nga njerëzit më të pasur.
Në fotot e fundit të publikuara nga pushimet e tij së bashku me bashkëshorten në Hauai Zuckerberg duket shumë i thjeshtë dhe mjaft modest.
Me sa duket themeluesi i Facebook kërkon të mbajë një profil të ulët, megjithëse llogaria e tij bankare ka shumë zero nga pas.
Edhe gjatë muajit të mjaltit, vitin e kaluar, mediat diskutuan mjaft për jetën mjaft të thjeshtë të Zuckerberg që u bë miliarder në një moshë mjaft të re.
/m.b. Agjencia e lajmeve Dyrrah”/





