FIER, 28 prill 2013– Mesditën e sotme, persona të maskuar e të armatosur grabitën një argjendari, në Fier.
Tre persona kanë hyrë në argjendarinë që ndodhet pranë xhamisë së qytetit duke kërcënuar me armë shitësin.
Grabitësit kanë qëlluar në kokë me qytën e automatikut punonjësin e argjendarisë, dhe më pas kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari e argjendi.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar autorët e krimit.





