E freskët, kapricioze dhe shumë skandaloze. Kështu është quajtur këto ditë aktorja e njohur turke, Berrak Tuzunataç, e njohur si Bade te seriali “Ezel”, teksa është shfaqur se si del nga shtëpia në bikini për të shkuar në market.
“Të gjithë sytë i kishin tek ajo, dukej fenomenale, por te ne nuk shkon kjo gjë, pasi jemi vend me tradita”, ka theksuar kështu një kalimtar i rastit për mediat turke. Duke parë se të gjithë e shohin, ajo është kthyer nga turma e njerëzve duke bërtitur. “Mendoni se bëni punë të madhe, është një gjë shumë normale, pse më shikoni kështu mua?”, thuhet të ketë bërtitur Berrak.
Më pas, aktorja e njohur revoltën e saj për turqit e ka shprehur edhe përmes profilit në Twitter duke shkruar: "Është një gjë e çuditshme, nuk kam arritur të kuptoj dhe nuk do e kuptoj asnjëherë popullin tim, çfarë gabimi bën një femër nëse del në bikini deri në market? Nuk jam as e para e as e fundit, do luftoj për të drejtat deri në fund", thuhet në deklaratën e saj.
Ndërkohë që deri më tani skandalet e saj nuk kanë të ndalur, pasi është një nga aktoret më mediatike në Turqi, derisa për një episod në seriale paguhet mbi 15 mijë euro.





