Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në Kzaz nr.23, tek palestra e shkollës “Jan Kukuzeli”.

“DurrësLajm” mëson se ka përfunduar procesi i dorëzimit të 75 kutive të votimit.

Në KZAZ nr.23 pritet ngritja e 5 grupeve të numërimit. Kjo KZAZ mbulon lagjet kryesore të Durrësit, nr.1,2,3,4,5,6,7 etj

Subjektet politike kanë bërë ndryshime në emrat e numëruesve. Pritet që subjektet politike të depozitojnë emrat e numëruesve e më pas kreu i KZAZ-së, Gentian Spiru, të vendosë për nisjen e procesit të numërimit.

Spiru u shpreh për “DurrësLajm” se procesi i numërimit varet tashmë nga subjektet politike që do të caktojnë numëruesit e tyre.