ATHINE, 28 prill 2013– Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me emigrantët në Athinë.
Ai u shpreh duke thënë se kontributi ekonomik i emigrantëve duhet të merret parasysh nga çdo forcë politike. “Ekonomia shqiptare nuk do të mbahej gjallë pa ndihmën e emigrantëve dhe ne ndjemi të përulur për këtë. Në më shumë se 20 vite keni dhënë më shumë se 10 miliardë euro për familjet tuaja”, u shpreh kreu i LSI-së.
Meta është ndalur dhe në çështjen e votimit të emigrantëve, duke e cilësuar apelin e kryeministrit për të votuari, si një shaka që nuk “e ha më njeri”. “LSI ka qenë e para, që në vitin 2004, që ndërmori nismën për të votuar emigrantët aty ku jetojnë. Ndërkohë që diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe sot. Pak ditë më parë keni dëgjuar iniciativën e kreut të PD-së z. Sali Berisha, i cili pasi shkatërroi pavarësinë e KQZ tha le të votojnë emigrantët aty ku jetojnë. Ndërkohë që një vit më parë nuk e dha konsensusin. Shaka të tilla nuk i ha më njeri”, tha Meta.





