Denis Luku, i ati i dëshmitarit okular: Fëmija im është detyruar forcërisht nga policia për të dhënë dëshmi

DURRES, 27 prill 2013– Pasi janë njohur me vendimin e gjykatës kanë reaguar familjarët e autorit të dyshuar për vrasje, të cilët e kanë cilësuar si të padrejtë vendimin e dhënë në masën e sigurisë, atë të "Arrest me burg".

Sipas nënës së autorit të dyshuar Ardit Hyska, për vrasjen me paramendim të Refik Lilës, Pranvera Hyska, shprehet se djali i saj ka qenë gjatë gjithë kohës në spital, duke i qëndruar pranë të atit, i cili po kurohej. Forca e policisë në banesën e tyre ashtu sikurse në automjet nuk është gjetur asnjë kapele, bluzë apo armë, ashtu sikurse pretendon policia e prokuroria, shprehet ajo duke kërkuar lirimin e 28 vjecarit. Ata kanë bërë apel për drejtësi që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe autori i vërtetë i kësaj vrasje, i cili mbetet ende i lirë të arrestohet nga autoritet policore. 

I ati i dëshmitarit okular, Denis Luku

Denis  Luku, i ati i fëmijës minoren, i cili është marrë si dëshmitar nga policia e Durrësit e prokuroria, ka dhënë detaje për dëshminë e dhënë nga djali i tij. Luku pretendon se 4-vjecari, është marrë forcërisht nga policia, për të dëshmuar mbi atë çfarë ai ka parë.

"Djali im po luante në lulishten përpara bllokut të pallateve ku ndodhi ngjarja sëbashku me shokët e tij, ndërkohë që në atë moment janë dëgjuar disa të shtëna armësh", tregon Luku. Pikërisht në ato momente fëmija është trembur dhe larguar në një distancë të konsiderueshme nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, por më të mbërritur policia djali sëbashku me disa dëshmitarë okular të tjerë është  ndaluar nga policia për tu marrë në pyetje. Luku, tregon se i biri ishte në një gjendje të shokuar nga ajo cfarë kishte ndodhur dhe në të tilla, kushtesh policia ka ushtruar presion psikologjik, duke e pyetur mbi atë cfarë ka parë. "Hetuesit e çështjes, e kanë pyetur pa praninë time apo të një psikologu për rreth tre orë, ndërsa djali nuk ka dhënë asnjë deklaratë pasi nuk ka parë asgjë. Pyetjet e policisë kanë qenë provokative, duke i thënë djalit tim nëse ishte me një benz autori, i gjatë apo i shkurtër dhe ai i ka pohuar të njëtat versione që policia ka dhënë", vijon më tej i ati i dëshmitarit që prokuroria pretendon së është dëshmitar i vetëm i indetifikimit të autorit të dyshuar për vrasjen e 27 vjecarit Refik Lila.

/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/