Pasi flet me Janin, Joana e feston duke bërë seks me Anaidin, publikohen videot.
Ajo është një nga protagonistet e këtij edicioni të “Big Brother”. Duhet theksuar se njerëzit më së shumti e kritikojnë sesa e pëlqejnë. Por në një format të tillë, një tip si Joana i lëviz mjaft ujërat brenda shtëpisë. Provokuese dhe shpërthyese, Joana nuk po kursen asnjë armë në këtë lojë.
Por shqetësimi kryesor që ajo ka shprehur gjatë kësaj jave, është dyshimi për një shtatzëni të mundshme. Ajo është ankuar se ka pasur dhimbje barku dhe dyshon se mos ka mbetur me barrë. Në fakt, Joana ka bërë seks që javën e dytë të “Big Brother” me Anaidin, ndërkohë që është komentuar mjaft jashtë dhe brenda shtëpisë.
Nuk dimë ç’të mendojmë në këtë rast, sepse në një format të tillë dihet që mund të ketë edhe akte seksuale mes banorëve dhe thuhet që produksioni merr masa. Por, duke pasur parasysh që prezervativët që gjendeshin në shtëpi, i gatoi Xhimi, mbase ata kanë bërë seks pa mjete mbrojtëse. Nejse, kjo ishte si batutë.
Por, nëse ka ndodhur me të vërtetë, ky do të ishte një scoop i madh i këtij edicioni, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në “Big Brother”-in shqiptar, por që në vende të tjera ku aplikohet ky format, ka ndodhur që vajzat kanë dalë shtatzënë brenda shtëpisë së “BB”.





