TIRANE, 26 prill 2013 – Anaidi dhe Rikja janë shtrirë bashkë në krevat dhe po diskutojnë për guston e tij për femrat. Ai shprehet se me Joanën nuk është aspak i lidhur. Nuk është as i martuar as i fejuar, thjesht ka një marrëdhënie shumë të mirë por asgjë më tepër. “Joana është femër simpatike, mos e shih në shtëpi që nuk e mban veten” i shprehet Rikes duke e pyetur më pas se si i duket Joana asaj. Rikja e anashkalon pyetjen duke mos iu përgjigjur.
Anaidi ndan me Riken që ai nuk mund të martohet me një femër që ti pëlqejë tjetrit, por me një femër që ti pëlqeje vetëm atij. Rikja i jep të drejtë dhe i thotë që është normale një gjë e tillë. Ai ngacmon Riken duke i thënë se nuk i intereson mendimi i saj për Joanën dhe nuk do që banorët ta komentojnë marrëdhënien e tij me të. Duke vazhduar bisedën për guston e tij ndaj femrave ai shton: “Një femër nuk duhet të jetë vetëm e bukur” por duhet të dijë dhe të këshillojë.





