DURRES, 26 prill 2013 – Përfshihen nga flakët disa magazina në Xhafzotaj.

Mësohet se një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa magazina me lëndë ndërtimi në komunën Xhafzotaj. Zjarri rrezikoi edhe shtëpitë aty pranë, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. 

Drejt vendngjarjes janë nisur me urgjencë 3 zjarrfikëse që po punojnë ende për shuarjen e zjarrit që tashmë është vënë nën kontroll.

/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/