I burgosuri në shtetin amerikan të Teksasit, Richard Cobb, është ekzekutuar për një vrasje të kryer në vitin 2002.
Atij i është bërë një injeksion vdekjeprurës dhe është shpallur i vdekur të enjten, në burgun shtetëror Hantsvill.
Cobb dhe partneri i tij, që është ekzekutuar në vitin 2012, kishin plaçkitur një qendër të shitjes dhe rrëmbyer një mashkull e dy femra.
Të rrëmbyerit pastaj i kishin dërguar në një vend, ku vranë mashkullin, ndërsa njërën prej femrave e kishin dhunuar.
Megjithatë të dyja të rrëmbyerat kishin mundur të shpëtonin. Fjalët e fundit të të dënuarit Cobb ishin "jeta është vdekje, vdekja është jetë".





