DURRES, 26 prill 2013– Ditën e sotme, rreth orës 11:00, shërbimet e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, kanë bërë të mundur arrestimin e një 18 vjeçareje të shpallur në kërkim.
Kapja e shtetases në kërkim me iniciale I.Ç., 18 vjece, banuese në Elbasan, është bërë gjatë kohës kur ajo kthehej nga Italia me një nga tragetet e linjës Bari-Durrës.
Gjatë verifikimit të shërbimeve kufitare, kjo shtetase ka rezultuar e shpallur në kërkim, pasi me datë 23.01.2013 është larguar nga banesa dhe familjarët kanë denoncuar në Polici për largimin e saj.
Shtetasja në fjalë iu dorëzua për veprime shërbimeve të DPQ Elbasan.





