Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka dalë pak minuta më parë në konferencë për shtyp.
Celibashi ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këto zgjedhje gjykohet në bazë të sondimit të jetë 48.2 për qind.
Megjithatë, Celibashi theksoi se ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, rezultati zyrtar do të dalë, pasi të jetë marrë i gjithë informacioni nga qendrat e votimit.
Pjesëmarrja fikse nuk raportohet as për Njësinë Nr.10 në kryeqytet, ku i gjithë procesi u mbajt elektronikisht.





