NJU JORK, 25 prill 2013 – Dy atentatorët, që vunë në jetë sulmet në maratonën e Bostonit, ishin bërë gati të vinin në jetë një atentat tjetër në Times Square në Nju Jork.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë grupit hetimor. Po sipas të njëjtave burime, atentati i ri që po përgatitej është bërë i ditur nga vetë Dzhokhar Tsarnaev, vëllai që i mbijetoi përballjes me policinë amerikane. Ai e ka pohuar këtë fakt gjatë seancave të marrjes në pyetje në spitalin ku qëndron i shtruar, që nga momenti kur u ndalua nga policia.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





