Gerard Piqué nuk ka mundur të udhëtonte me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës, pasi iu desh t’i nënshtrohej një kontrolli antidopingu.
Vonesa u lidh me problemin që kishte futbollisti spanjoll që të urinonte, duke mos arritur me kohë në aeroport, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekspeditës katalunas. Sidoqoftë, Pique u rikthye në Barcelonë dje, duke iu bashkuar ekipit në stërvitjen e pasdites.





