MILOT, 25 prill 2013– Mesditën e sotme është gjetur në Milot një kufomë.
Trupi është gjetur në mal nga banorët e zonës, të cilët kanë qenë të parët duke sinjalizuar policinë.
Në bazë të dhënave të para, mësohet se trupi i pajetë nuk ka shenja dhune dhe mendohet se ka ndërruar jetë ditët e fundit, pasi nuk është dekompozuar.
Momentalisht vijojnë kërkimet për zbardhjen e ngjarjes.





