TIRANE, 25 prill 2013- Deputeti socialist, Saimir Tahiri publikoi në rrjetin social “Facebook” disa fotografi të ministrit të Brendshëm Flamur Noka , teksa takohet në një lokal me shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.
Pas publikimit të fotove, deputeti Tahiri shtron disa pyetje, nëse komprometohen hetimet mbi komisar Dritan Lamaj pas këtyre takimeve në lokale. Duke ironizuar Tahiri kujton dhe foton e Frrokut me krerët e policisë, të publikuar pak kohë më parë.
Ja cfarë shkruan Tahiri në Facebook
“Foto e Ministrit Nul Moka, duke pire kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, te dyshuarit kryesor te Policise per vrasjen e Komisar Dritan Lamaj.
Bashke me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv. M. Nderkohe qe Vlashi eshte dhe i aferm i Arben Frrokut.
Takimi eshte zhvilluar me kafen ne pronsi te vete Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Deshmoret.
Pas fotos se gostis me cifteli te Kulicit dhe drejtuesve te larte te Kupoles se bashku me Arben Frrokun, keto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj Komisar Dritan Lamajt ka qene e organizuar nga maja e piramides se kupoles se policise.
Ministri ka detyrimin publik te dali e te jape llogari:
1. A eshte diskutuar per Arben Frrokun ne ate tavoline?
2. A kompromentohen hetimet per vrasjen e Dritan Lamajt nga keto takime?
3. Cila eshte lidhja e Mul Mokes dhe Ristanit me shoferin dhe kusheririn e Arben Frrokut?
Dhe ne fund kam nje koment: Sigurisht kjo foto nuk i thote te gjitha. Sigurisht as foto e gostise me cifteli mbase nuk i thote te gjitha.
Por e sigurte eshte qe keto foto shtojn me shume dyshimin publik per bashkepunimin e policise me krimin, pa kursyer as Ministrin Nul Moka.
Sic eshte e sigurt se nje Minister qe shkulet nga zyra per te takuar shoferin e te kerkuarit kryesor per vrasjen e nje komisari dhe nuk shkulet nga zyra te takoje familjaret e vete komisarit, ose operatorin e rrahur nga Erzen Brecani, ose qytetaret e nxjerre jashte shtepive prej leckash me dhune e plumba nga policia, le te kuptosh se nuk eshte aty si Minister per te bere detyren ndaj qytetareve, por misionin ndaj partise pushtet dhe perfaqsuesve te krimit.
Sic eshte e sigurte se ky pushtet, ky kryeminister me kete minister injorant, ka humbur perfundimisht betejen me krimin dhe sot nuk ngjall me te qytetaret as besim e as siguri per jeten dhe pronen, por frik dhe mllef per keta palaco qe me shpejt lidhen me boten e zymte te krimit sesa me hallet ne drit te diellit te qytetareve.
Ne 23 qershor, thjesht do rilindim Policine e Shtetit. Pa keta perfaqesues te kupoles qe me leht u vjen te bejne gangsterrin sesa sherbetorin e qytetareve.”- shkruan Tahiri në “Facebook”.





