Elena dhe Shpendi ndodhen pranë pishinë dhe Shpendi e pyet Elenën se përse ajo dhe Vigani janë distancuar nga njëri-tjetri.

Ata të dy mbrëmë nuk kanë fjetur bashkë dhe Vigani po i qëndron larg Elenës. Ajo mundohet që t’i shpjegojë arsyen Shpendit, por ai i thotë se kjo është diçka që u përket atyre dyve. Pranë tyre, ndodhet edhe Vigani i cili qëndron i ulur buzë pishinës me këmbët në ujë dhe pothuajse nuk i flet fare Elenës. Shpendi pyet Viganin dhe ai i përgjigjet “kur dikush të nominon do të thotë se nuk të do më në këtë shtëpi”.

Elena i thotë Shpendit se ajo e nominoi Viganin sepse kishte vetëm tre mundësi për të nominuar, Eldorën, Joanën dhe Viganin dhe ishte e detyruar që të zgjidhte Viganin dhe Eldorën.

“Viganin e zgjodha sepse s’kisha kë zgjidhja tjetër” thotë Elena, ndërsa Shpendi i thotë “po Eldorën pse e nominove?”. Elena mundohet t’i shmanget pyetjes së tij dhe Shpendi i thotë “aha e kuptova”. Vigani është mërzitur me Elenën sepse ajo e ka nominuar dhe se ai është banori me të cilin Elena qëndron shumë pranë, madje fle edhe me të.
Elena nga ana tjetër është e acaruar dhe justifikohet me faktin se ajo ka afrimitet më shumë me Joanën. Shpendi i thotë Elenës se ai me Eldorën kanë marrëdhënie jo aq të afërt sa Vigani me Elenën dhe nëse do të marrë vesh që Eldora mund ta ketë nominuar, do të mërzitej shumë me të.

Shpendi futet në pishinë me Anaidin, ndërsa Vigani shprehet i zhgënjyer “Nuk e kisha prit se do të më nominoje”.

Si përfundim Vigani nuk arrin të sqarohet me Elenën, por çohet dhe lahet në pishinë bashkë me Anaidin dhe Shpendin.

Edberi: Joana më përdori

Shpendi i thotë Edberit që të mundohet që të mos bjerë pre e lojës së banorëve të tjerë siç ka qenë rasti me Joanën disa javë më parë.

“Është mirë që të vendosësh gjithçka vetë dhe tregohu i qëndrueshëm në bindjet e tua” i thotë Shpendi Edberit. Ai pak më parë ka këshilluar edhe Viganin për të njëjtën gjë duke u thënë të dyve që të mos ndikohen nga askush brenda shtëpisë sepse në një moment ata të gjithë do ta nominojnë njëri-tjetrin edhe pse mund të jenë shumë miq.

Pak më vonë aty vjen edhe Vigani dhe përfshihet në bisedë me Shpendin dhe Edberin. Shpendi i thotë Edberit se ai u nxitua në mënyrën se si reagoi me Joanën duke u distancuar nga ajo, në një kohë që banorët e tjerë ishin ata që thanë në klip se Joana po e përdorte. Edberi fillimisht thotë se e pranon që u nxitua pak me atë pjesë, por më pas i thotë Shpendit se Joana me të vërtetë e ka shfrytëzuar respektin e tij për dobësi dhe u mundua që ta përdorte për lojë. Vigani përkrahë Edberin duke i thënë “për mua kë bërë shumë mirë që je larguar nga Joana”.

Shpendi u thotë dy djemve se ai për këtë arsye po u thotë që të mos ndikohen nga banorët e tjerë dhe këtu përfshin edhe Joanën. Vigani i thotë Edberit “për Joanën nuk ia vlen me i fol se nuk është njeri” dhe Edberi shton pas tij “për mu zero është”. Vigani gjithashtu me gjeste thotë se Joana është zero.
Më pas aty vjen Rikja dhe djemtë ndryshojnë temën e diskutimit.

 

Joana xheloze për Elenën :Qëndron enkas afër Anaidit

Banoret ndahen ne dy grupe si prove e javes, grupi blu dhe grupi jeshil. Ata sipas rregullores nuk duhet te kene kontakt me grupin tjeter sepse do te penalizohen. Po ashtu duhet te ruajne territorin e tyre qe mban te njejten ngjyre me uniformen.

Ne grupin jeshil do te bejne pjese: Rikja, Edberi, Elena, Anaidi dhe Iliri, ndersa ne grupin blu: Shpendi, Elona, Joana, Vigani dhe Eldora.

Keshtu, banoret shperndahen neper shtepi par t’u bere gati per fillimin e proves, ndersa shkojne en dhomat e gjumit per te veshur uniformat, ndersa perqafojne njeri-tjetrin, duke qene se jane te detyruar te rrine te ndare.

Joana dhe Vigani ulen ne ambientet afer pishines e fillojne te bisedojne me njeri-tjetrin, duke marre shkas nga ndarja e tyre ne grupe, nga e cila Joana eshte merzitur shume.

Joana i shikon nga xhami banoret e grupit tjeter, nder te cilet edhe Anaidin e Elenen, per te cilet behet xheloze qe qendrojne afer njeri-tjetrit. Ajo fillon te flase per dyshimet qe ka pasur edhe gjate diteve me pare per Elenen, e cila, sipas saj, qendron enkas afer Anaidit, per ta bere ate te ndihet xheloze. 
Madje Joana thote se para se te fillonte prova i ka kujtuar Elenes kujdesin qe duhet te tregoje me Anaidin dhe ajo i ka dhene fjalen se do te kujdesej per te. Vigani thote se Elena shume gjera i ben pa i menduar gjate, por Joana vazhdon t’ia mbushe mendjen se ajo asnje gje nuk ben rastesisht dhe se qellimi i saj eshte qe t’i beje ata te dy te ndihen xheloze.

Pastaj Vigani i thote se edhe ai jo rastesisht i eshte shmangur Elenes e i ka qendruar larg, pasi ka vene re sjellje te tilla, te cilat nuk i kane pelqyer prej saj.

Ndersa banoret e grupit Jeshil, te cilet ndodhen ne dhomen e ndenjes, jane duke diskutuar per diktaturen dhe periudhen e tranzicionit ne Shqiperi.