KUKËS, 25 prill 2013- Shembet një masiv dheu në minierën e Kalimashit, në Kukës.
Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, ndërkohë që raportohet për të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se brenda galerisë ka mbetur i izoluar një person që edhe mund të ketë humbur jetën.
Mësohet gjithashtu se drejt vendit të ngjarjes është nisur autoambulanca e spitalit të Kukësit.





