Një baba vret tre fëmijët e tij të vegjël, dhe më pas i hedh në një gurore, pasi gruaja kishte vendosur të ndahej prej tij për një lektor universiteti.
Vrasja është kryer me thikë në fyt. Trupat e fëmijëve 12, 8, dhe 7 vjaç janë gjetur në Pontesbury Hill, Shropshire, më 16 korrik të vitit të kaluar, shkruan sot "Daily Mail".
"Në duart e tyre ata kishin marrë plagë, pasi janë përpjekur të mbrohen prej babait",- raportojnë ekspertët.
Carry Fuller në seancë dëgjimore ka rrëfyer se ka ndërmarrë këtë akt, pasi gruaja e tij 34 vjeç, i kishte thënë se donte të ndahej prej tij, pasi ajo pëlqente një pedagog universiteti.
Sipas dëshmive, "burri vrasës ishte shumë posesiv në marrëdhënie me familjen, dhe në veçanti me gruan e tij. Ajo nuk ishte e kënaqur me të. Kjo mund të ishte arsyeja që ajo ka kërkuar ndarje.”
Trupat e fëmijëve u gjetën në gurore, 75 milje larg nga shtëpia e familjes, katër ditë më vonë.





