Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe aty ndodhet edhe Viganin dhe Rike. Elena është duke i parë dhe fillon që t’i komentojë me Joanën. Rike është ulur në prehrin e Viganit dhe të dy puthen e përqafohen. Kjo gjë nuk i pëlqen Elenës dhe Joanës. Dy vajzat thonë se Rike dhe Vigani sillen në këtë mënyrë për lojë dhe Joana i thotë Elenës: “mos bjer viktimë, meqenëse ai sillet kështu, ti bëj të njëjtën gjë me Anaidin”.
Në kuzhinë ndodhet edhe Anaidi, i cili ndërhyn në bisedën e dy vajzave dhe u thotë se ai nuk mund të luajë me Elenën, sepse ata të dy e kanë bërë më parë të njëjtën lojë. Joana i thotë Elenës se ajo mund të afrohet me Edberin.
Të tre ndajnë mendimin se Rike po bën lojë dhe se ajo po përpiqet që të krijojë ide të gabuara te banorët e tjerë. “Ajo e bën për xhelozi”, thotë Anaidi dhe dy vajzat i japin të drejtë atij. Elena nga ana tjetër thotë se i vjen inat me Viganin, sepse ai i ka qëndruar larg asaj dhe se po afrohet shumë me Riken. Ajo thotë se Rike po e shfrytëzon për lojë, por ai nuk e kupton. “Ai është peshk”, thotë Elena duke shtuar më pas së Vigani bie lehtë pre e lojës së të tjerëve.
Elena: Cdo bëje po t`më kishe në shtrat. Vigani: Eja ta provosh!
Elena provokon Viganin, duke e pyetur se çfarë do të ishte i gatshëm të bënte ai nëse ajo do të shkonte në krevat me të. “Ti hajde dhe e shikon me fakte”, ia kthen Vigani e të dy shkëmbejnë batuta provokuese kundrejt njëri-tjetrit. Më pas ajo mundohet ta bëjë xheloz, duke i thënë se në shtëpi do të hyjnë banorë të rinj, të cilët do të jenë meshkuj. “Le të vijnë, unë s’bëhem aspak xheloz”, ia kthen ai e të dy vazhdojnë të shkëmbejnë batuta e kunja, ku herë pas here ndërhyn edhe Joana, duke i mbajtur krahun Elenës.
Anaidi refuzon të bëjë dush me Joanën, për Riken
Joana është e mërzitur me sjelljen e Anaidit kundrejt saj dhe xheloze për afrimitetin e tij me Riken. Joana tregon se i ka kërkuar Anaidit që të bëjnë dush bashkë, ndërsa ai e ka refuzuar, duke vazhduar të qëndrojë me Riken. Të njëjtën gjë thotë edhe Elena, duke parë një sjellje të ftohtë të Viganit ndaj saj, për të cilën fajëson Riken. Duket se i ka trazuar keq ujërat ne shtëpinë e famshme bukuroshja nga Durrësi.
Joana: E lë Anaidin nëse Jani ka ndryshuar
Joana dhe Eldora ndodhen në kuzhinë duke bërë punë të ndryshme. Eldora i kërkon asaj se duhet ti qartësoj gjërat në mardhënien me Anaidin. Ajo i thotë Joanës të mar një vendim me kë do të qëndroj, ndërsa shprehet se Joana nuk mund ti hedhë poshtë 6 vite që ka kaluar me Janin, për një lidhje të shkurtër me Anaidin në Big Brother.
Joana thotë se kthehet sërish tek Jani, nëse ai ndryshon. “Unë nuk mund të kthehem me të nëse do të jetë po i njëjti, por nëse do të jetë personi me të cilin jam dashuruar, unë kthehem që tani”, thekson Joana. Eldora i kërkon që ajo të tregohet më e ndershme me Anaidin. Më herët Anaidi, duke parë surprizën që iu bë Joanës nga ish i dashuri, i kërkoi asaj që të distancohej prej tij.
Por Joana nuk pranonte dhe i kërkonte Anaidit ti qëndroj pranë, sepse ka shumë nevoj për të. Anaidi mendon se nëse largohet prej Joanës, është më mirë për të dy.





