VJENË, 24 prill 2013 – Gjatë vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, kryesocialisti Rama është takuar me presidentin Austriak Heinz Fischer. 

Lajmin e publikon vetë kreu i selisë rozë nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter. 

Rama e cilëson një mik të mirë të shqiptarëve presidentin e Austrisë. 
“Një takim i paharrueshëm me një zotëri të madh, Presidentin austriak Heinz Fischer, mik i mirë i Shqipërisë që më mikpriti si s'ka më mirë”, shkruan Rama. 

Më herët Rama ka njoftuar për një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier objekt i bisedës, cilësuar prej tij si e frytshme ishin zgjedhjet dhe KQZ.