DURRËS, 24 prill 2013-Gjykata e Apelit Durrës ka shtyrë sërish vendimin ndaj Ilir Xhakjas, i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998.

Në mungesë të të pandehurit Ilir Xhakja, dhënia e vendimit është shtyrë nga relatori i çështjes Petraq Dhimitri, pas kërkesës së oragnit të akuzës dhe mbrojtjes, të cilët kanë kërkuar kohë për tu njohur me akt-ekspetimin e armës me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

Tre ekspertët nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e rradhës, ndërkohë që akuza dhe mbrojtja janë njohur vetëm ditën e sotme me akt-ekspertimin, e cila i ishte dorëzuar më herët trupit gjykues nga tre ekspertët e çështjes. 

Akt-ekspertimi i armës së llojit automatik, si e vetmja provë që do të implikojë Ilir Xhakjan në vrasje, pritet të lexohet seancën e rradhës e cila është shtyrë për më datë 9 maj.

/e.a. Agjencia Lajmeve “Dyrrah”/