DHAKA, 24 prill 2013– Të paktën 70 trupa janë nxjerr nga gërmadhat e një tetëkatëshe të kolabuar sot në Dhaka, tha sot ministri i brëndshëm i Banglladeshit, Ruhal Haque.

Qindra personaa që gjendeshin brenda dhe jashtë ndërtesës Rana Plaza në Savar, janë lënduar nga shembja e përnjëhershme e ndërtesës.

Forcat e shumta të shpëtimit po vazhdojnë betejën për nxjerrjen e qindra civilëve të cilët besohet se mund të jenë gjallë nën gërmadhat, e ndërtesës që shërbente si qendër tregtare.

Mediet ndërkombëtare citojnë dëshmitarë në vendngjarje të kenë thënë se në momentin e shembjes së ndërtesës brenda mund të kenë qenë të paktën 1000 veta.

Ministria e mbrojtjes ka angazhuar edhe forcat ushtarake për të ndihmuar operacionin e shpëtimit.

Shumë ndërtesa në Banglladesh ndërtohen pa leje urbanistike.

Sipas medieve lokale, muajin e kaluar inspektorati ndërtimor kishte evidentuar disa të çara në ndërtesë, dhe kishte kërkuar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në këtë godinë, deri në një vendim tjetër.