Mbrëmja e maturës është një ngjarje e rëndësisshme për shumë 18-vjeçare, por janë të rrallë ata që përfundojnë në faqet e para të gazetave.

Pasi kishin ëndërruar për shumë kohë një mbrëmje mature model dhe kishin planifikuar çdo detaj, dy vajza të reja në Britaninë e Madhe mbetën të befasuara kur tashmë nuk kishte ngelur më asnjë limuzinë e lirë për t’u pajtuar me qera.

Të vendosura për t’u paraqitur me bujë në mbrëmje, 18-vjeçaret gjetën një zgjidhje krejt të veçantë.

Në një skenar të denjë për filma hollivudianë, ato vendosën të paguajnë 500 paund secila, për t’u transportuar në ballo me helikopter.