Nëse do të kishit gjetur 36 mijë euro, çfarë do të bënit? Një femër ka gjetur një çantë përplot me të holla ‘cash’ dhe i ka kthyer po të njëjtat mjete te autoritetet përkatëse, të cilët ishin në kërkim të parave të humbura.
Femra, e cila besohet se ishte mësuese e një kursi të golfit në Floridan e Jugut, besohet se i ka kthyer 36 mijë dollarë të humbura nga pronari i vërtetë i tyre.
Policia thotë se Rachel Castillo i ka gjetur të hollat në janar në terenin e golfit në Miami Beach.
Ajo i ka kthyer të hollat te autoritetet përgjegjëse, të cilat gjetën një emër dhe adresën e pronarit të vërtetë në po atë çantë.
Pronari, një 76 vjeçar, nuk po jetonte më në adresën e caktuar, por zyrtarët kanë arritur ta gjejnë atë.
Policia e verifikoi se të hollat i takojnë personit në fjalë, i cili tashmë i ka marrë të hollat e humbura.





