Fotografia Class është marrë në Ralph Wardo Emerson Junior High School në vitin 1941, kur Norma Jeane ishte vetëm 15 vjeçe.
Por ajo që në moshë të re ka patur një shkëlqim në sytë e saj, duke e menduar se ajo një ditë do të bëhej e famshmja Marilyn Monroe.
Këto foto janë bërë në vitin 1941, kur ajo ishte vetëm një nxënëse e thjeshtë e quajtur Norma Jeane Baker.
Marylin Monroe është shpallur femra me linja më të bukura të trupit, gati perfekte të të gjitha kohërave, duke lënë pas vajza moderne si Kelly Brook,Christina Hendriks dhe Kim Kardashian.
Ajo është shpallur princesha e bukurisë femërore.
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së saj, kjo ikonë e Hollivudit ka marrë shumicën e votave, të meshkujve dhe të femrave në një anketë ku kanë marrë pjesë dymijë britanikë.
Dyzetë për qind e të anketuarve besojnë se trupi i Marylin është më i bukuri në histori.





