VLORË, 24 prill 2013- Një automjeti në pronësi të një efektivi policie me emrin Granit Deromena, i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. 

Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se automjetit tip "Opel Astra" me targa italiane AN420VN, ishte parkuar pranë konvikteve të vajzave, kur i është vënë flaka. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se makinës i është vënë zjarri qëllimisht, për shkak të detyrës së pronarit të saj. 

Policia nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe arrestimin e autorëve.