DURRËS, 24 prill 2013- Mesnatën e ditës së djeshme rreth orës 22.00, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Islam Voci, 21 vjeç, banues në Shijak.
Sipas policisë arrestimi i tij është kryer pasi ditën e djeshme rreth orës 18.00 në kohën kur 21 vjeçari po udhëtonte me automjetin “Fiat Punto” me targa BK109HB, është ndaluar nga policia për kontroll në afërsi të vendit të quajtur “Katër Rrugët Shijak dhe pas kontrollit fizik që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj tij, këtij shtetasi në xhep iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 0.20 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Mbi 21 vjeçarin rëndon akuza e kryerje së veprës penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.





