SAVONA, 24 prill 2013- Aldo Cuke 30-vjeç dhe Emirion Lala 25 vjeç, konsiderohen si autorët e sulmit brutal kundër dy bashkatdhetarëve, xhaxhait B.A., 48 vjeç dhe nipit D.R., 22 vjeç, të cilët ishin rrahur me shkopinj bejsbolli në datë 11 maj 2012.
Të dy do të paraqiten sot në mëngjes në seancën përgatitore para gjyqtarit Giorgi Fiorenza, i cili duhet të japë verdiktin kundër tyre.
Cuka, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar, në marrjen në pyetje përpara gjykatësit hetues kishte pranuar se ai ishte i pranishëm në vendngjarje atë natë, por ai kishte mohuar sulmin ndaj bashkatdhetarëve të tij.
Përveç tij në pranga ishin dhe dy bashkëkombasit e tjerë, Maksut Cela dhe pikërisht Emirion Lala që do të gjykohet sot.
Akuzat janë për tentativë vrasje të rëndë dhe Lëndime të Rënda Trupore.
Të dy viktimat e rrahjeve kanë marrë dëmtime serioze dhe kanë qëndruar në spital për disa ditë (njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjikale për hematomë të kafkës).
Në marrjen në pyetje Lala, kishte hedhur poshtë akuzat.
Shqiptari kishte pranuar se ai ishte i pranishëm natën e sherrit në vendngjarje, por ai mohoi ta ketë goditur atë me një armë: "Ne biseduam por kur të tjerët mbërritën me shkopa bejsbolli unë u largova. Unë nuk jam i përfshirë në këtë sherr. "
Sipas hetuesve sulmi ishte i përfshirë në kontekstin e një grindje të vërtetë midis familjeve shqiptare.
Para disa kohësh ishin grindur në një tjetër incident të dhunshëm, që ndodhi dy muaj më parë në "Raggio di Sole" bar në Via Verdi, ku në mes të dy grupeve të shqiptarëve ishte shkaktuar një luftë në të cilën kishte qenë shënjestër pikërisht Aldo Cuka.
Nga zbulimet e Policisë në Savona u gjet se rrahja e xhaxhait dhe nipit kishte qenë atribut i hakmarrjes për sherrin që kishte ndodhur në lokalin e Via Verdi.
Origjina e grindjeve mes dy familjeve duket të jetë një temë për një vajzë në një klub nate në Varazze në mars të vitit 2011, e cila përfundoi me sherrin midis dy grupeve.





