BELGOROD, 24 prill 2013– Policia në qytetin jugor të Rusisë, Belgorod, thotë se e ka zënë të dyshuarin kryesor për vrasjen e djeshme të gjashtë personave.

Sipas agjencisë Itar-Tass, dega lokale e ministrisë së brendshme ka raportuar mbrëmë vonë se i dyshuari Sergei Pomazun, është zënë, derisa përpiqej të largohej nga qyteti me një tren transportues.

Raportohet se ai i kishte rezistuar arrestimit.

Hetuesit thonë se i dyshuari Pomazun ishte përpjekur të plaçkiste në një shitore më 22 Prill, me ç’rast kishte hapur zjarr, duke i vrarë tre shitës.

Pastaj ai kishte vjedhur së paku një armë dhe municion dhe në ikje e sipër i kishte vrarë edhe tre kalimtarë të rastit.