BOGOTA, 24 prill 2013– Forcat e anti-drogës në Kolumbi konfiskuan gjashtë ton marihuanë, konfiskimi më i madh i sasisë më të madhe të drogës në 10 vitet e fundit në kryeqytetin Bogota.
Autoritetet thanë se sasia është konfiskuar në tre operacione të ndara në Bogota.
Ka dyshime të forta se marksistët e FARC paguhen për të kontrabanduar drogën jashtë vendit nga bandat e ndryshme.
Autoritetet vlerësojnë se droga kanë një vlerë tregu prej 1 milion dollarë.
Sasia më e madhe e drogës u zbulua e fshehur aps një muri të rremë në një magazinë në periferi të kryeqytetit, ndërsa pjesa tjetër e fshehur në kamionë transporti.
"Deri tani, këtë vit, policia kolumbiane ka konfiskuar 109 ton marihuanë",-bën të ditur media vendase.





