HOLLANDE, 24 prill 2013– Një ish-punonjës i Ministrisë së Jashtme në Hollandë është dënuar me 12 vjet burg sepse u ka dhënë informacione tejet sekrete politike dhe ushtarake Rusisë.

61-vjeçari, Raymond Poeteray, ka dorëzuar dokumenta të cilat përfshinin hollësi mbi aktivitetin e NATO-s në Libi.

Ai ua kalonte të dhënat një çifti gjerman, që po ashtu po gjykohen si spiunë të Rusisë.

Gjykata tha Poeteray kishte vepruar vetëm për arsye të shpërblimit financiar.

Ai kishte marrë të paktën 72 mijë euro që nga janari 2009 deri në gusht të vitit 2011.

Kjo i lejoi atij që të paguante borxhet dhe të kishte një jetë normale.