SHBA, 23 prill 2013– Huffington Post rrëfen historinë e Linda Fondren, kandidates për postin e kryebashkiakes së Vicksburg, në Misisipi, e cila ka pranuar se në të kaluarën ka qenë prostitutë, ndërsa bashkëshorti një ish klient i saj.
“30 vite më parë punoja në një shtëpi publike. Bashkëshorti im ka qenë klienti im, por jemi të martuar prej 28 vitesh” ka deklaruar gruaja e cila ka shtuar se “e dija që kjo histori do dilte në dritë herët ose vonë, në të kundërt nuk do të bëja asnjëherë një intervistë me ju”.
Gruaja për javë të tëra ka refuzuar të tregojë të kaluarën e saj.
Sipas Fondren, ajo u detyrua të bëjë prostitutën sepse mbeti shtatzënë kur ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa u përball edhe me vdekjen e së ëmës prej kancerit.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





