BOSTON, 23 prill 2013 – I dyshuari i dytë, i mbijetuar, që qëndron pas sulmeve të Maratonës së Bostonit i ka thënë sot hetuesve se vëllai i tij më i madh ka orkestruar sulmet, për shkak se ai donte të mbronte islamin nga sulmet.
Në shënimet e lëna nga 19- vjeçari, nga shtrati i tij në spital, Xhohar Carnaev, u ka thënë hetuesve se ai dhe vëllai i tij nuk kanë lidhje me asnjë grup terrorist islamik.
Sipas CNN, Xhohar ka thënë se vëllai i tij më i madh, Tamerlan, 26 vjeç, i cili u qëlluar për vdekje nga policia, ishte kryetar në projektimin e sulmeve, dhe se kanë punuar vetëm. Në këtë mënyrë bien poshtë dyshimet e mëparshme se ata ishin pjesë e një qelize terrori, me 12 anëtarë.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





