Ora 19:00 ka shënuar edhe mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor në Shqipëri. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria si proces, duke e konsideruar në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Celibashi tha se ka patur një tension të lartë në KQZ, lidhur me procesin e identifikimit elektronik. “Ishte një proces shumë i vështirë dhe u realizua në një kohëmjaft të shkurtër. Nuk ka një rast të dytë në dijeninë time përsa i përket kohës dhe vështirësisë së këtij procesi”, u shpreh Celibashi. Ai tha se në pothuaj 200 qendra pajisja identifikuese nuk është përdorur.

Sipas tij, brenda 48 orësh do ta dimë kush është fituesi i zgjedhjeve

“Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur përjashto ato raste ku ka akoma radhë votuesish në qendrat e votimit. Duhet të merren emrat dhe dokumentet e identifikimit dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë. Të paktën nga informacionet që ka KQZ mund të thotë se ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia. Nuk mund të mungonin disa incidente që janë bërë të zakonshme. Por në përgjithësi mund të thuhet se ishte një proces zgjedhor në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik për faktin se ishte shumë i vështirë dhe u realizua në një kohë shumë të shkurtër pa një rast të dytë sa i përket kohës. Sikurse në tërësi për procesin e votimit dhe për atë që procesi u zhvilluar por disa konkluzione mund t’i themi.”,- tha Celibashi.